Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës

Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës

Krijuar në datën 03/10/2025

Prishtinë, 10.03.2025

Me qëllim të forcimit të koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta mes AME/MPB adhe Policisë së Kosovës, Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.

Gjatë takimit, u diskutua mbi situatën aktuale të zjarreve në vend dhe masat e nevojshme për t’u përballur me këtë sfidë. Palët u pajtuan për një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve.

Ky takim nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet AME/MPB dhe Policisë së Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsit tjera.